LAJMI I FUNDIT:

Ekstrakti i hudhrës ndihmon pacientët me fibrozë cistike në luftimin e infeksionit

Ekstrakti i hudhrës ndihmon pacientët me fibrozë cistike në luftimin e infeksionit

Një kimikat që gjendet në hudhër mund t’i vrasë bakteret që shkaktojnë infeksione të rrezikshme për jetën të mushkërive tek personat me fibrozë cistike, sugjeron hulumtimi.

Studimi është i pari i cili tregon se kimikati – i njohur si allicinë – mund të jetë një trajtim efektiv kundër një grupi të baktereve infektive që janë shumë rezistuese ndaj shumicës së antibiotikëve.

Allicina prodhohet natyrshëm nga hudhra për ta shmangur një grup të lidhur ngushtë të patogjenëve të bimëve të gjetura në habitatet tokësore dhe ujore. Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, bakteri – i njohur si kompleksi Burkholderia cepacia (Bcc) – u shfaq si një shkaktar i infeksioneve të rënda dhe të transmetueshme të mushkërive tek pacientët me fibrozë cistike.


Masat për ta kufizuar përhapjen e infeksioneve Bcc në mesin e personave me fibrozë cistike e kanë ulur dukshëm numrin e rasteve. Megjithatë, terapitë aktuale në dispozicion për t’i trajtuar infeksionet – të cilat janë potencialisht fatale – janë të kufizuara dhe e kërkojnë përdorimin e kombinimeve të tre deri katër antibiotikëve njëkohësisht.

Hulumtuesit gjetën se allicina – e cila mund të ekstraktohet duke e shtypur hudhrën e papërpunuar – e pengon rritjen e baktereve dhe, në doza më të larta, i vret patogjenet bimore. Ekipi sugjeron se allicina i vret bakteret Bcc duke i modifikuar kimikisht enzimat kyç. Kjo i çaktivizon ato dhe i ndalon proceset e rëndësishme biologjike brenda qelizave patogjene.

Ekipi hulumtues beson që barërat që përmbajnë allicinë mund të përdoren në kombinim me antibiotikët ekzistues për t’i trajtuar infeksionet Bcc. Megjithatë, studiuesit thonë se është e rëndësishme të identifikohen mekanizmat me të cilat allicina i vret bakteret para se kimikati të mund të përfshihet në trajtime të reja.

Bakteret prodhojnë agjentë të fuqishëm antimikrobial, të cilët i shkatërrojnë bakteret dhe kërpudhat, duke i bërë ato rezistuese ndaj ilaçeve në mënyrë natyrale dhe duke ua mundësuar që të mbijetojnë në mjedise të ndotura dhe të pasura me antibiotik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori