LAJMI I FUNDIT:

Eksplodon shishja e gazit, Kia Sorrento merr dëmtime të mëdha (Foto)

Eksplodon shishja e gazit, Kia Sorrento merr dëmtime të mëdha (Foto)

Bashkëshortët që kishin dalë për piknik në një bregdet të Floridës së Shteteve të Bashkuara, nuk e kanë mbyllur si duhet shishen e gazit të skarës kur e kanë futur në veturë.

Për pasojë, brendësia e Kia Sorreno është mbushur me materien e djegshme dhe ka eksploduar, në momentin që njeri prej tyre ka ndezur duhan, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e postuara, tregoje se si ky SUV ka marrë dëmtime të mëdha, ndërsa të pranishmit shpëtuan pa lëndime serioze.

Me anë të këtyre imazheve, kërkohet të bëhet kujdes me shishet e gazit, në mënyrë që të mbyllen si duhet. /Telegrafi/