LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja e njohur e politikës amerikane: Trump mund të shkarkohet brenda 18 muajve

Ekspertja e njohur e politikës amerikane: Trump mund të shkarkohet brenda 18 muajve

Donald Trump arriti që të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara përkundër parashikimeve që e nxirrnin atë humbës.

Disa deklarata të tij kanë shkaktuar panik në politikën globale ndërkohë edhe pas zyrtarizimit në krye të vendit më të fuqishëm në botë ai nuk ka ndalur me deklarata që kanë sjellë reagime të ashpra.


Shumë amerikanë i tremben lidhjeve të tij të mundshme me Rusinë, madje nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë nën shantazhin e Kremlinit, në lidhje me disa skandale seksuale, por jo vetëm.

Vetë Partia Republikane nga e cila ai siguroi nominimin për garën mund të shqyrtojë shkarkimin e Trump.

Kjo forcë kontrollon Kongresin dhe në fakt do të gjente pa shumë vështirësi mbështetjen edhe të demokratëve në këtë rast.

Ky është parashikimi që bën një politologe e njohur nga Universiteti i Manchesterit, përcjell javanews.al.

Bëhet fjalë për Angelia Wilson, njohëse shumë e mirë e mjedisit politik amerikan.

“Mendoj se ka shumë gjasa që të ketë shkarkim në 12 apo 18 muaj. Nëse do të jetë dosja e Rusisë apo ndonjë skandal tjetër nuk mund ta them, por Trump është kthyer në pengesë për Partinë Republikane. Në një pikë ajo do të duhet të distancojë vetën nga ai”, tha ajo për “The Independent”.