LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se si ta kuptoni nëse ai po flirton me ju

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se si ta kuptoni nëse ai po flirton me ju

Është gjithmonë e vështirë të kuptohet kur dikush është duke flitruar me ju.

A janë të interesuar për të pasur një lidhje, apo thjeshtë janë duke u sjellë mirë?


Padyshim se nuk guxoni të tregoheni e pasjellshme dhe të presupozoni se ai mund të jetë i interesuar kur mund të mos jetë. Megjithatë, as nuk dëshironi të largoheni nga ai nëse veç është i interesuar për diçka më shumë.

Fatmirësisht ekspertja e gjuhës së trupit Steph Holloway, nga Zelanda e Re, tregon se janë disa shenja të gjuhës së trupit që tregojnë se ai është duke flirtuar me ju, transmeton Telegrafi.

Në gjuhën e trupit, këmbët asnjëherë nuk gënjejnë.

“Kur shikoni poshtë dhe shihni se këmbët janë të pozicionuara në formën e shkronjës “V”, ai është duke pritur të bisedoni me të dhe kjo tregon se është i interesuar. Ose nëse e ka njërën këmbë të drejtuar kah ju, kjo tregon se është duke ju ftuar në hapësirën e tij personale”, ka treguar ajo.

“Burrat do të bëjnë gjithçka që munden për të treguar burrërinë e tyre. Do të ulen me këmbët e hapura, do të bëjnë gjeste me duar. Ata duhet të bëjnë diçka për të shfaqur potencialin e tyre.’

Gratë gjithashtu kanë shenja për t’i treguar dikujt se janë të interesuara dhe një gjë që shpesh bëjnë është të vendosin kokën në një “piedestal”. /Telegrafi/