LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i ”komunikimit në kohë krizash” më 12 maj në Shkup

Eksperti i ”komunikimit në kohë krizash” më 12 maj në Shkup
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Donald Steel, njëri ndër ekspertët më të shquar për komunikimin në kohë krizash në erën e rrjeteve sociale dhe ekspert për reputacion më 12 maj do të mbajë një punëtori njëditore në Shkup.

Pjesmarrja juaj në këtë trajnim do të ju mundësojë juve:
-Të krijoni një vlerësim të qartë mbi skenaret e krizave,
-Të krijoni një mesazh të fortë që do të qarkullojë në të gjithë rrjetet sociale,
-Të monitoroni me përpikshmëri të gjithë kanalet tuaja në rrjetet sociale për problemet potenciale,
-Të ushtroni zëdhënësin tuaj për pyetje të rënda që mund t’i bëhen nga gazetarët dhe të njihni mediat aq mirë sa t’i sugjeroni për informacione të rrejshme dhe komente negative.


Steel është specialist në tema të lidhura me reputacionin dhe menaxhimin e krizave i cili për momentin është duke punuar për kompani të mirënjohura në Mbretërinë e Bashkuar, Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Ai në vitin 2010 është zgjedhur përgjegjës i parë i BBC Academy ndërsa në vitin 2009 është përzgjedhur si përgjegjës për komunikim në Royal Society of Arts.

Gjithashtu Steel është edhe drejtor në Johnston Associates kompani udhëheqëse në biznesin e fluturimeve.

Kjo punëtori organizohet nga The P World, kompani kreative që organizon seminare dhe konferenca për PR, Marketing dhe HR nëpër të gjithë botën. Telegrafi është partner medial zyrtar i kësaj punëtorie.

Biletat për këtë punëtori mund t’i bleni KËTU

Mësoni më shumë për Donald Steel
Lexo po ashtu Mësoni më shumë për Donald Steel