LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët hedhin poshtë versionin e parë: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola e gazit!

Ekspertët hedhin poshtë versionin e parë: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola e gazit!

Ndonëse fillimisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hedh poshtë këtë version.

Sipas ekspertëve që janë futur në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur’.


Disa të lënduar, banorët e evakuuar - kështu duket resorti i Velipojës pas shpërthimit të bombolës së gazit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Disa të lënduar, banorët e evakuuar - kështu duket resorti i Velipojës pas shpërthimit të bombolës së gazit (Foto/Video)

“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Seit Fishta është ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.

Zyrtarisht tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dy prej tyre babë e bir. Po kështu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit. /bw/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori