LAJMI I FUNDIT:

Eksperimenti social që përloti botën: Shikoni si reagojnë qytetarët kur takojnë një gjashtëvjeçare të veshur bukur dhe atë me rroba të palara (Video)

Eksperimenti social që përloti botën: Shikoni si reagojnë qytetarët kur takojnë një gjashtëvjeçare të veshur bukur dhe atë me rroba të palara (Video)

Një aktore gjashtëvjeçare e quajtur Anano, ka marrë pjesë në realizimin e një eksperimenti social.

Ananon fillimisht e veshin me rroba të mira dhe e qesin në rrugë, por reagimet e qytetarëve në raport me të ishin të mrekullueshme, duke e puthur dhe përkëdhelur, transmeton Telegrafi.


Ndërsa e njëjta aktore kur është veshur me rroba të vjetra dhe të palara dhe është paraqitur në rrugë, pothuajse askush nuk ia lëshonte sytë sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Por ky eksperiment social në një moment ka përlotur edhe vetë aktoren, për shkak të cilës ekipi i bashkëpunëtorëve të saj u detyruan ta ndërpresin në gjysmë projektin.

Ky eksperiment ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos bëjnë dallime mes të pasurve dhe varfërve, dhe të sillen mirë me të gjithë para marrë parasysh prejardhjen apo ngjyrën e trupit.

Ky projekt është realizuar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi. /Telegrafi/