LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Kopja shqiptare e Ibras flet për ndodhinë interesante që i ngjau me sigurimin në Old Trafford, interesimin e mediave dhe idhullin e tij (Foto)

Ekskluzive: Kopja shqiptare e Ibras flet për ndodhinë interesante që i ngjau me sigurimin në Old Trafford, interesimin e mediave dhe idhullin e tij (Foto)

Zlatan Ibrahimovic po i mahnit të gjithë me formën e mirë te Manchester Unitedi. Suedezi shpëtoi Djajtë e Kuq nga humbja ndaj Liverpoolit, duke shënuar golin e barazimit.

Por, aq sa bota e futbollit po mahnitet me kualitet e Ibras, njashtu edhe me ngjashmërinë që shqiptari Ahmet Murina ka me të.


Për 29-vjeçarin shkroi edhe Mirror, pasi ky i fundit ishte parë para hotelit Lowry duke pritur autobusin e skuadrës së Unitedit.

Ahmet Murina duke pritur takimin mes Man Utd dhe Liverpoolit në shkallët e Old Traffordit.

Në një intervistë për Telegrafin i riu shqiptar foli për aventurën e tij në qytetin e Mançesterit, gjërat që i kishin ndodhur në Old Trafford, në rrugë me qytetarët dhe tifozët, interesimin e mediave, por edhe ndodhinë që i kishte ngjarë me sigurimin e stadiumit.

– Si e planifikuat takimin me Ibrahimovicin?

“Jam nga Kamenica, por tashmë e disa vite jetoj në Cyrih të Zvicrës. Si tifoz i madh i Ibrahimovicit vendosa që të udhëtoj drejt Mançesterit për ta parë takimin ndaj Liverpoolit, por edhe idhullin tim”.

“E dija që Unitedi do të vendosej në Lowry Hotel dhe kështu rezervova hotelin duke shpresuar që do të takoja Ibran. Pasi u vendosa në hotel, isha i informuar që të shtunën mbrëma skuadra do të vinte në hotel dhe kështu dola para hyrjes së hotelit për t’i pritur lojtarët”.

“Më në fund ata erdhën, por Ibrahimovic nuk u ndal pasi nuk më pa, sepse kishte shumë tifozë rreth meje dhe kështu u ngjit shkallëve të hotelit pa kthyer shumë kokën nga ne”.

“Ibra shqiptar’ duke pritur fillimin e derbit të madh anglez.

– Jeni dëshpëruar që nuk arritët ta takonit?

“Normalisht, por jo shumë, pasi besoj se do të vijë momenti që do ta takoj në të ardhmen”.

– Ngjani shumë me Ibran, si reagonin tifozët e klubit anglez kur të shikonin?

“Buzëqeshnin, ma bënin me dorë, normalisht që kërkonin fotografi me mua. Gjatë kohës që po prisja të futesha në Old Trafford, një televizion më ndali dhe më bëri një intervistë. Ata më pyetën me shaka se nëse isha familjar i tij, apo se kisha ndonjë lidhj me atë”.

Gazetarët anglezë të mahnitur nga ngjashmëria e madhe.

– Si ishte aventura juaj në stadium i rrethuar nga shumë tifozë?

“E mirë, por edhe shumë interesante. Së pari sigurimi në hyrje më kërkoi që të vendosja një kapuç, sepse nuk dëshironin të shkaktohej tollovi. E gjitha kjo pasi interesimi për fotografi ishte i madh, u befasova. Po ashtu, gjatë gjithë kohës një pjesëtar i sigurimit ishte afër meje, sepse kishin frikë se do të futesha në fushë për ta takuar Ibran”.

Tifozët nga dëshira e madhe për të bërë foto me atë, e ndaluan edhe intervistën.

– Reagimi juaj dhe i tifozëve kur Ibrahmovic shënoi golin e barazimit?

“Me shumë gëzim, por edhe i buzëqeshur pasi dukej sikur e bëra unë. Edhe tifozët që ishin afër meje në shaka më komplimentonin dhe falënderonin për golin e tij”, tha Ahmet Murina për Telegrafi. /Telegrafi/

Kopja e Ibras lajm në mediat angleze, shqiptari e priti suedezin jashtë hotelit para derbit ndaj Liverpoolit (Foto)
Lexo po ashtu Kopja e Ibras lajm në mediat angleze, shqiptari e priti suedezin jashtë hotelit para derbit ndaj Liverpoolit (Foto)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori