0Shares

Shkenctarët kanë zhvilluar një material të ‘vet-shërueshëm’ që do të mund të përdoret në telefona në vitin 2020.

Kjo nuk është hera e parë që kemi parë teknologji të tillë që përdoret në një telefon ‘smart’. Në 2015, LG kishte lansuar G Flex 2, i cili kishtë një panel në pjesën e pasme që mund të rigjenerohej dhe të riparohej nga gërvishjet ditore, në vetëm 10 sekonda.

Sidoçoftë, kemistët e UC Riverside, kanë deklaruar se kjo është hera e parë që shkenctarët kanë menaxhuar të krijojnë një material të vet-riparueshëm që poashtu mund të përcjell energji, që do të thotë se mund të përdoret për ekranet e ndjeshme në prekje.

Materiali është i ndërtuar nga polimeri i zgjerueshëm dhe kripa ionike, bën të ditur Business Insider.

Hulumtuesit tregojnë se materiali rikrijoj formën bazike në më pak se 24 orë pasi që është thyer, përmes ioneve dhe molekulave polare që rivendosen për të riparuar ekranin.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)