Kreditë që marrin ekonomitë familjare në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë shënuar normën më të lartë të rritjes vjetore prej 14.7 për qind.
Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro, janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.
“Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen vjetore në 10.4 për qind. Deri në dhjetor 2016, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.23 miliardë euro. Gjatë vitit 2016, kreditimi është rritur si rezultat i rritjes së kërkesës për kredi si dhe përmirësimit të ofertës së kreditimit nga sektori bankar, përmes uljes së normës së interesit, rritjes së shumës së kredisë së aprovuar dhe uljes së tarifave tjera të jointeresit”, thuhet në raportin fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Niveli i lartë i kredive për ekonomitë familjare, nga njohës të çështjeve ekonomike po konsiderohet si pasojë e standardit jo të mirë të jetës së qytetarëve, por edhe mund të konsiderohet si reflektim i rritjes ekonomike në vend.
Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritjes së kërkesave për kredi për ekonomitë familjare, i kanë kontribuar shumë faktorë.
“Rritja e portofolit kreditor është duke vazhduar edhe këtë vit si në vitin e kaluar, me një normë të përgjithshme prej mbi 10 për qind. Në këtë vit, ka rritje të kreditimit në favor të bizneseve, por është e vërtetë që edhe ekonominë familjare kanë rritur konsumin e tyre duke e angazhuar në investime të ndryshme”, thotë Balija.
“Një prej arsyeve është që norma e interesit në depozita është mjaft e ulët dhe shumë nga qytetarët e shohin më të arsyeshme që mjetet e tyre t’i investojnë sesa t’i mbajnë në depozita. Po ashtu, po shpresojmë që kjo është një indikator i rritjes ekonomike të Kosovës që reflekton edhe në rritjen e portofolit kreditor”, thekson ai.
Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Sidoqoftë, për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini këto norma interesi për kredi janë ende të larta.
Rritjen e kredive për ekonomizmi familjare Shahini e konsideron shqetësuese, pasi që sipas tij, familjet nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur shumë nga nevojat e tyre që janë të domosdoshme.
“Në Kosovë janë rritur të gjitha kategoritë për kredi edhe në biznese edhe për familje. Rritja e kredive nga familjet tregon një performancë të dobët të standardit të qytetarëve të Kosovës se nuk mund të jetojnë pa kredi, tregon rritjen e varfërisë dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Kosovës”.
“Kjo për neve është shqetësim se familjet në Kosovë nuk kanë buxhet të vetin as familjar e as të trashëguar dhe të gjithë orientohen tek bankat të cilat vazhdojnë të kenë norma të larta të interesit dhe kanë shërbimet më të shtrenjta në Evropë”, thotë Shahini.
Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve borxhe kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend.
Marrja e kredive, i obligon kredimarrësit që t’i shlyejnë borxhet me kohë, përfshi edhe normën e interesit. Në të kundërtën, përballen me gjoba.
Kurse në rastet kur nuk arrijnë ta paguajë borxhin, bankat kanë mundësinë ligjore që t’i fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës që është lënë peng nga kredimarrësi, gjatë procedurave të marrjes së kredisë. /Rel /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin