LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia kineze ka pasur një rritje më të mirë sesa pritej

Ekonomia kineze ka pasur një rritje më të mirë sesa pritej

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze sivjet, duke e rritur atë në 6.7 për qind.

Përditësimi pason publikimin disa ditë më parë të shifrave që tregojnë se në tremujorin e dytë ekonomia kineze ka pasur një paraqitje më të mirë sesa pritej.


Në raportin e rishikuar të FMN-së për ekonominë botërore, vihet në dukje se arsyet për këtë paraqitje pozitive të ekonomisë kineze janë politikat lehtësuese dhe reforma në fushën e ofertës.

FMN-ja gjithashtu e rritur me 0.2 pikë përqindjeje parashikimin për ekonominë e Kinës për vitin 2018, duke e çuar atë në 6.4 për qind. Sipas raportit, rritja e parashikimit ka ardhur pasi pritet që Kina të ruajë investimet e larta publike për të arritur objektivin e dyfishimit të GDP-së së vitit 2010 deri në 2020-n. /Telegrafi/