LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia italiane shënon rritjen më të madhe prej gjashtë vitesh

Ekonomia italiane shënon rritjen më të madhe prej gjashtë vitesh

Ekonomia italiane po përjeton rritjen e saj më të mirë prej gjashtë vitesh, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën.

“Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është rritur me 0.4 për qind në periudhën prill-qershor ndërsa rritja ekonomike nga viti në vit është 1.5 për qind”, njoftoi instituti kombëtar i statistikave, ISTAT.


Rritja me 1.5 për qind është më e larta e regjistruar që prej tremujorit të parë të vitit 2011, kur ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë rritej me 2.1 për qind. “Kjo rritje erdhi kryesisht nga industria, shërbimet dhe kërkesa e brendshme, ndërsa bujqësia dhe kërkesa e jashtme ka pësuar rënie”, theksoi ISTAT.

Ky lajm është një lehtësim për qeverinë italiane të qendrës së majtë, duke i dhënë më shumë hapësirë për të manovruar në përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në gjysmën e parë të 2018.
Koordinohen me FMN-në për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut Shlyerja e borxheve mund të bëhet deri më 1 shtator. /Telegrafi/