LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia britanike rritet vetë më 0.5%

Ekonomia britanike rritet vetë më 0.5%

Ekonomia britanike u rrit mbi pritshmëritë e analistëve dhe tregjeve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Gjatë kësaj periudhe kohore, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Mbretërisë u zgjerua me 0.5 për qind, ndërkohë që analistët projektonin një rritje me vetëm 0.3 për qind.

Sektori i shërbimeve është kështu lokomotiva e shkëlqimit të mbretërisë, në rritje me 0.8 për qind, duke konfirmuar kështu imunitet ndaj Brexit, përkundrejt çfarëdolloj paralajmërimi nga ekspertët për impaktin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Këto janë të dhënat e para të këtij niveli që mbulojnë periudhën kohore nga referendumi i 23 qershorit e më pas, dhe që konfirmojnë dështimin e projeksioneve.
Destabiliteti politik, me emërimin e një kryeministre të re, rënia e paundit pranë minimumit historik si dhe rritja e çmimeve të konsumit duket se nuk kanë pasur asnjë efekt negativ në ekonominë e Mbretërisë.

“Ka shumë pak prova që faktojnë një impakt të menjëhershëm në ekonomi nga vota e 23 qershorit”, nënvizon zyra e statistikave që publikoi edhe të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Ky është edhe tremujori i 15-të me radhë në rritje, dhe nga ana tjetër sinjalizon se, Banka e Anglisë ka më pak gjasa për të ndërhyrë me stimuj shtesë monetarë gjatë javës së ardhshme.

Të dhënat e fundit nxjerrin edhe një herë në pah mungesën e balancave në ekonominë e vendit, ku sektori i shërbimeve kontribuon me 0.6 për qind në GDP. /Telegrafi/