0Shares

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka përpiluar formacionin e sezonit në Bundesliga.

Sezoni i sivjetmë në Bundesliga e ka konfirmuar edhe një herë Bayern Munichun si fuqinë kryesore të këtij kampionati.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka arritur të shpallet përsëri kampion i Bundesligas, duke e fituar këtë për herë të pestë radhazi dhe të 27-tin në përgjithësi.

Bayern Munich prezanton fanellat e reja për sezonin 2017/18 (Foto) Bayern Munich prezanton fanellat e reja për sezonin 2017/18 (Foto)

Fitimi i titullit nga Bayerni erdhi si meritë e futbollistëve të konfirmuar në nivele të larta siç janë Philipp Lahm, Arjen Robben dhe Robert Lewandowski.

“Goal.com” ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit, ku zënë vend pesë futbollistë të Bayern Munichut, të cilët përcillen nga dy të RB Leipzig dhe dy të Hoffenheim.

Borussia Dortmund ka vetëm një futbollist, Ousmane Dembele, dhe tjetri vjen nga Schalke, Sead Kolasinac. /Telegrafi/

Formacioni i sezonit në Bundesliga: 

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)