Moti

Milan

Associazione Calcio Milano që njihet shkurt AC Milan, apo thjesht Milan,  është klub i bazuar në qytetin e Milanos. Është themeluar në vitin 1899 dhe është klubi i tretë më i mbështetur në Itali dhe një ndër klubet me më së shumti tifozë në Evropë.

  • Lajmet e Fundit
  • Ndeshjet
  • Lojtarët
  • Historia
  • Fansat

Skuadra është themeluar si një skuadër futbolli dhe kriketi më 13 dhjetor 1899 nga emigrantët anglez, Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, me prejardhje nga qyteti i Nottinghamit. Për nder të origjinës së themeluesve, klubi vendosi që emri i klubit të jetë në anglisht.

Milani fitoi Scudetton e parë në vitin 1901, ndërsa të dytin dhe tretin në vitet 1906 dhe 1907.

Ndërsa në vitin 1908, Milani përjetoi një ndarje e cila u shkaktua nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke mos lejuar të luajnë lojtarët e huaj. Dhe e gjitha kjo qoi në ndarjen e klubit dhe kështu u themelua një tjetër ekip me bazë në Milano, i quajtur FC Internazionale Milano apo Inter.

Pas kësaj ndarje, Milani nuk arriti të fitojë asnjë titull në nivelin kombëtarë deri në sezonin 1950-51, fal treshes së famshme Gre-No-Li.

Në vitin 1963, Milan fitoi titullin e parë kontinental duke mposhtur Benfican në finale të Kupës Evropiane.

Kuqezinjtë kanë fituar 31 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, dy të Serie A, pesë trofe të Kupës së Italisë dhe gjashtë tituj të Superkupës së Italisë. Ndërsa sa i përket trofeve ndërkombëtarë deri në shkurtin e vitit 2014, ata ishin klubi më i trofeshëm në botë, por tani ky epitet i takon Al Ahly SC.

TROFETË kryesore

Vendore

Serie A (18): 1901, 1906, 1907, 1950–51, 1954–55, 1956–57, 1958–59, 1961–62, 1967–68, 1978–79, 1987–88, 1991–92, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2010–11.

Serie B (2): 1980–81, 1982–83.

Kupa e Italisë (5): 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 2002–03.

Superkupa e Italisë (6): 1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011.

Evropiane

Liga e Kampionëve (7): 1962–63, 1968–69, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 2002–03, 2006–07

Kupa UEFA (3): 1967–68, 1972–73

Superkupa e Evropës (5): 1989, 1990, 1994, 2003, 2007

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (4): 1969, 1989, 1990, 2007.

AC Milan's Italian forward Mario Balotelli (L) and Inter Milan's Brazilian midfielder Felipe Melo gesture during the Serie A football match between Inter Milan and AC Milan at San Siro Stadium in Milan on September 13, 2015 . AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Rivaliteti: Milani ka disa rivalë, I pari është rivali lokal, Interi, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Ndërsa që nga viti 1995 ky një tifoz i Genoas u godit me thikë për vdekje nga disa mbështetës të Milanit, rivaliteti në mes klubeve është shtuar në mas të madhe.

Nofkat:

i Rossoneri (Kuqezinjtë)

il Diavolo (Djajtë)

Cities_Milan_San_Siro_stadium_095694_Stadiumi:

Milani luan në San Siro, i njohur zyrtarisht si Giuseppe Meazza, për nder të ish-lojtarit të AC Milan dhe Internazionale. Tifozët e këtij klubi zakonisht e përdorin emrin në San Siro, për shkak të zonës ku ndodhët stadiumi.

San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin.

Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

Faqja zyrtare e Milanit.