LAJMI I FUNDIT:

Ejupi nuk luan për Maqedoninë derisa të jetë trajneri aktual

Ejupi nuk luan për Maqedoninë derisa të jetë trajneri aktual

Përzgjedhësi i Maqedonisë, Igor Angelovski, e ka lënë sërish jashtë skuadrës Muzafer Ejupin, ashtu që futbollisti shqiptar ka vendosur të tërhiqet nga kjo përfaqësuese derisa në krye të skuadrës të jetë trajneri aktual.

“Pas publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjet e radhës të Maqedonisë, unë Muzafer Ejupi ndjej përgjegjësinë për të njoftuar opinionin për vendimin tim në lidhje me të ardhmen time në ekipin përfaqësueses”.

“Kam respektuar çdo vendim të seleksionuesit (edhe tjerëve paraprakisht) z. Igor Angellovski, kam pasur parasysh se përparësi kanë ata që luajnë jashtë Maqedonisë dhe që bëjnë rregullisht gola në ekipe që luajnë rol të rëndësishëm në kampionate më të forta”.

Ejupi gjeti rrjetën në Ligën e Evropës, i shënoi Austria Vjenës (Video)
Lexo po ashtu Ejupi gjeti rrjetën në Ligën e Evropës, i shënoi Austria Vjenës (Video)

“Kam heshtur kur shënoja rregullisht në Maqedoni dhe më pas edhe në Tajlandë, sepse doja të arsyetoj në mendjen time kriteriumin që duhet të luash në një kampionat më të fortë. Fati im kalova në Kroaci, ku jam duke shënuar vazhdimisht, fillimisht me Slaven Belupon, tani më edhe me Osijekun me të cilët luajmë në UEFA Europa League. Kam pritur me durim të madh, se do të vijë radha ime, por kjo assesi të ndodhë”.

“Në fakt seleksionuesi Angellovski më ftoi një herë edhe atë pa më dhënë shans ta luajë në ndeshjen me Lihtenshtejnin, ndërsa më inkuadroi në lojë për 11-të minuta në miqësoren me Bjellorusinë. Heshta edhe atëherë, sepse sërish desha të arsyetoj seleksionuesin, se do të vinte radha ime”.

“Tani në listën e fundit edhe një herë mbetem jashtë dhe realisht nuk mund të kuptoj këtë injorim që më bëhet vazhdimisht, në kushte kur luaj në kampionatin kroat, kemi suksese me Osjekun dhe golat e mi nuk mungojnë”.

“Në përfaqësuese vlerësoj së thirren ata që janë në formë më të mirë për momentin dhe jo ata që duhet të kthehen në formë. Me këtë nuk dua të sulmoj asnjë prej futbollistëve të grumbulluar, por assesi nuk mund të pranoj injorimin që po më bëhet në vazhdimësi”.

“Prandaj, duke analizuar mirë situatën që përsëritet tani më një kohë dhe pas konsultimit me njerëz profesionalë, kam vendosur që të mos luaj për Maqedoninë edhe nëse do të më vinte ftesa, derisa seleksionues është z. Igor Angellovski”, ka shkruar Ejupi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori