LAJMI I FUNDIT:

Eh, 12 shkurti…!?

Para shumë vjetësh, sa herë vinte 12 shkurti merrnim në dorë gazetën e vetme shqipe në Kosovë, “Rilindja”, e cila festonte e përvjetorin e daljes së saj. Sot, kur është 12 shkurti i viti 2013 nuk festojmë me gazetën e vetme shqipe, që qe botuar në Kosovë për shumë vjet, duke filluar nga viti i largët 1946. Sot, kur lexuesit i mungon kjo gazetë, duket se ai nuk e ka informacionin e duhur, siç e kishte këtu e shumë vjet më parë, ndonëse sot në Kosovë botohen shumë gazeta ditore. Këto të fundit, hiq disa prej tyre, që shquhen me profesionalizëm, disa të tjera nuk janë në nivelin e kërkuar, pasi atë nuk ua mundësojnë gazetarët që nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Një ditë para se “Rilindja” të “festojë’ përvjetorin e “mos daljes” së saj, në Sheshin “Nëna Tereze” takova një gazetare (ish-kolege), e cila, shumë e dëshpëruar, në pyetjen time se si po kalon me punë në gazetë, më tha: “S’ka si më keq. Ka shumë muaj që nuk kemi marrë rrogë, ndërsa po duhet punuar edhe pa rrogë, me shpresë se një ditë do t’i marrim edhe rrogat e prapambetura”.

Një ditë më pas, pra sot, në kohën kur në Bibliotekën Kombëtare po promovohej libri i gazetarit të njohur Esat Dujaka, “Vitet e Rilindjes”, takoj një ish-koleg timin, po ashtu gazetar, te cilin nuk e pyeta se si po kalon me punë në gazetë, pasi ai kishte kohë që ishte larguar nga puna, por atë e pyeta nëse ka ndonjë ofertë pune, apo diçka ngjashëm. E përgjigja e këtij të dytit ishte shumë interesante: “As që jam duke kërkuar punë, pasi drejtuesit e gazetave tash kanë gjetur ‘punëtorë’ (jo gazetarë), që punojnë edhe pa para, vetëm sa për t’i figuruar emri në gazetë”.

Por, një lajm tjetër që më tronditi më shumë ishte mbyllja e gazetës së vetme sportive në vend, gazetës “Sport”. Dhe, shih rastësinë negative. Përderisa 12 shkurti i viti 1946 për një kohë të gjatë shënohej si dalje në dritë e gazetës së vetme shqipe atëbotë në Kosovë, gazetarët e “Sportit” dhe të gjithë sportistët anekënd vendit, do ta urrejnë datën e 12 shkurtit 2013, pasi atyre iu mbyll e vetmja dritare informative sportive në vend. Sportistëve dhe sportdashësve u iku informacioni nga dora e parë, u iku atyre mundësia të marrin të parët lajmin sportiv, u iku atyre mundësia të shohin të arriturat e sportistëve tanë anekënd botës. Prej sot sportistët tanë nuk do t’i njohë bota, ata do t’i njohin vetëm fqinjët e tyre, ata do t’i njohin vetëm bashkëqytetarët e tyre, atyre iu mbyll rruga e afirmimit në botë.

Dhe, s’ka pasur si të ndodhë ndryshe, pos kështu siç edhe u bë. Të udhëhequrit e kësaj gazete nga ata që sportin e shohin vetëm në televizor, kur politika atyre ua merr edhe mendtë, atëherë s’ka se si do të bëhej ndryshe. Mbetet të shpresohet në ditë të mira, pasi besoj shumë se në një të ardhme jo të largët, do të dalë dikush që do të marrë nën drejtim këtë gazetë, por aman të mos jetë politikan, t’i japë shpirt edhe një herë kësaj gazete, pasi ne ish-sportistët, gazetarët dhe sportistët aktual kemi nevojë për një gazetë të tillë, ashtu siç kemi nevojë edhe për ujë.

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori