LAJMI I FUNDIT:

Me efiçiencë të energjisë mund të arrihet mbyllja e TC Kosova A

Me efiçiencë të energjisë mund të arrihet mbyllja e TC Kosova A

Në Kosovë 70 për qind e energjisë është konsum nga amvisëritë, andaj duhet pasur më shumë efiçiencë.

Kështu u tha sot në tryezën “Rruga përpara për efiçiencën e energjisë në Kosovë”, organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.


Luigi Brusa nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, tha se në Kosovë 70 për qind e energjisë është konsum nga amvisëritë, andaj duhet pasur më shumë efiçiencë.

“Kemi punuar së bashku me qeverinë për strategjinë për rregullimin e tregut, duhet punuar për performancën e TC Kosova A dhe marr parasysh ambientin. Pse shqetësohemi në ndërtesat e banimit dhe ndërtesat publike? Objektet e larta të reja të banimit në Kosovë nuk janë të ndërtuara si duhet, dhe nuk e dihet a ka ndonjë kontroll nga inspeksioni apo jo”, ka thënë Brusa.

Ndërsa, Rinora Gojani nga KOSID tha se shpresojnë që Kosova të marrë mbështetje për një rrugëtim në sferën e energjisë, konkretisht në efiçiencë.

“Humbjet në rrjet që nuk janë të vogla dhe zvogëlimi nuk po ndodh. Kemi arritur të zvogëlojmë vetëm 2 për qind. Humbjet po ndodhin nga keqpërdorimet. Është me rëndësi të stimulohen ekonomitë familjare për efiçiencë, sepse nëse arrihet të reduktojmë me efiçiencë mund të mbyllet Kosova A dhe të ketë ambient më të pastër. Efiçienca e energjisë krijon edhe vende të reja të punës, mirëpo ende nevojitet vetëdijesim për ndikimin pozitiv nga efiçienca”, ka thënë Gojani.

Avni Sfishta nga GIZ, tha se nëpër komuna janë realizuar më shumë se 50 projekte për efiçiencë të energjisë.

“Me komuna jemi duke përgatitur plane investimesh në fushën e efiçiencës. Kjo fushë mbulon ndërtimin, bujqësinë, ngrohje dhe dritare për trajtimin e efiçiencës së energjisë”, ka thënë ai.

Të gjitha këto investime sipas tij janë të kthyeshme në këtë fushë.

Ndryshe, Kosova ende nuk ka fond për efiçiencë të energjisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori