LAJMI I FUNDIT:

Efektet sociale të varfërisë dhe papunësisë

Ç’ është varfëria, ky fenomen kompleks, i shfaqur kudo e shumë sfidues për njerëzit?

Studiuesit të cilët vijnë nga shkencat sociale kanë dhënë mendime dhe përkufizime të ndryshme përkitazi me këtë. Sociologu Anthony Giddens, në librin e tij “Sociologjia”, i referohet Charles Boothit, i cili bëri përpjekje për ta vendosur një definicion konciz dhe standard për fenomenin varfëri. Booth mendon që varfëria e ekzistencës ka të bëjë me mungesën e kërkesave bazë për ruajtjen e një ekzistence fizike e të shëndetshme – ushqim e strehim i mjaftueshëm për të bërë të mundur funksionimin e efektshëm fizik të trupit.

Janë evidente varfëria dhe papunësia në Kosovë. Të dhënat për situatën socio-ekonomike, nga institucionet e Republikës Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare të profileve të specializuara për hulumtimin e fenomeneve sociale, janë statistika jo të kënaqshme të aktualitetit social. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka kriteret që duhet përmbushur. Kosova ka aspirata të qarta për t’ju bashkuar familjes së madhe evropiane, prandaj me këtë situatë aktuale sociale mund të diagnostifikohet shpërputhja në relacion me kriteret e përcaktuara të BE-së.

Papunësia dhe varfëria janë të rritura mjaftë në Kosovë. Këto dy fenomene, me të cilat përballemi, prodhojnë efektet e tyre negative që nuk janë të pakta për një funksionim stabil shpirtëror (pa shqetësime) dhe pa periudha stresi e depresioni.

Shoqëritë e zhvilluara në pikëpamje sociale, p.sh. Suedia, Norvegjia etj., nuk kanë probleme për arsimim, edukim dhe avancime në shumëllojshmërinë e aktiviteteve sociale. Sistemi i avancuar dhe i qëndrueshëm social i riparon të gjitha mangësitë dhe jep mundësi zhvillimi të mëtejmë dhe të shpejtë. Sigurisht, efekti do të shtrihet në krijimin e shumë mundësive; qytetarëve u krijohet mundësia të lëvizin nga një cep në cepin tjetër, pa pasur probleme për blerjen e biletës, akomodimin në hotel, pastaj për njohje e takime e po ashtu edhe lidhje miqësie. Ndërsa, ana e kundërt, mungesa e fuqisë financiare prodhon situata të tërheqjes nga një mori qasjesh të cilave zhvillimi u ka dhënë epitetin e të obliguarave.

Dihet që në Kosovë ka raste jo të pakta të ndërprerjes së shkollimit. Kjo ndodhë për disa arsye, por arsyeja që e mbanë vendin e parë në këtë fenomen duket të jetë gjendja financiare e disfavorshme. Prandaj, rritja e mirëqenies sociale ofron predispozita të qarta të zhvillimit intelektual.

Shpjegimi bazik sociologjik për varfërinë ndahet në dy kategori: varfëria relative dhe varfëria absolute. Të dyja prodhojnë efekte prej më të ndryshmeve. Të vihesh në përballje me këto probleme është mjaftë sfiduese, pasi që papunësia dhe moszhvillimi socio-ekonomik janë në shërbim të prodhimit të dy llojeve të varfërisë së lartpërmendur. Papunësia shtrinë efektet e eta, në standardin jetësor, në ngritjen e standardit të banimit, e mbi të gjitha shëndetit.

Fëmijët kanë kërkesa më specifike, ndërsa varfëria ndikon në ushqyerje të keqe, mospërmbushje të nevojave kalorike. Sigurisht që kjo mos mundësi ndikon në zhvillimin e duhur fizik dhe intelektual. Shfaqja e sëmundjeve eventuale kërkon kosto të lartë të diagnostifikimit dhe kurimit.

Pavarësisht vendit dhe kohës ku jetohet, njerëzve në kontinuitet ju paraqiten disa nevoja të tipologjisë fondamentale: për të jetuar duhet të sigurohen llojet ushqimore, për mbajtjen e higjienës artikujt higjienik, për banim strehimi i sigurt… Për t’i jetësuar aktivitetet dhe për të lëvizur nga një lokacion në lokacionin tjetër, kërkohen veshmbathjet, ndërsa të sëmuret po ashtu kanë specifikat e veta: sigurimi i marrjes së medikamenteve të përshkruara dhe trajtimet e tjera specialistike.

Në Kosovë, pa u hamendur, duhet marrë disa masa adekuate, të cilat do të vihen në dispozicion të luftimit të varfërisë dhe papunësisë: ofrimi i një legjislacioni të detajuar dhe të aplikuar; absorbim i investimeve nga investitorët e huaj dhe nga investitorët e diasporës shqiptare; lehtësime në investime, përfshirë tatimet dhe procedurat administrative; marrëveshje ndërshtetërore me vendet e zhvilluara për nënshkrimin e kontratave për punësime sezonale, shfrytëzimi dhe jetësimi i të mirave natyrore.

Kosova është vend me mjaft të mira natyrore. Zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies sociale i ndihmon hartimi i projekteve konkrete për nxitjen e punës dhe punësimit.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Kalo në kategori