LAJMI I FUNDIT:

Edward Snowden nuk përdor “iPhone’, arsyeja do t’ju bindë ta bëni edhe ju të njëjtën gjë (Video)

Edward Snowden nuk përdor “iPhone’, arsyeja do t’ju bindë ta bëni edhe ju të njëjtën gjë (Video)

Avokati i Edward Snowden – i cili ishte bërë i famshëm pas publikimit të sekreteve të CIA-së – thotë se klienti i tij asnjëherë nuk përdorë “iPhone” për shkak të sigurisë.

Anatoly Kucherena ka shpjeguar se Snowden është tejet i kujdesshëm me celularët e mençur për shkak se i din taktikat e vëzhgimit të CIA-së, transmeton Telegrafi.

“Edward asnjëherë nuk përdor ‘iPhone’, ai përdor vetëm celularë të thjeshtë. Celulari në fjalë ka një softuer të veçantë i cili e aktivizon veten pa pasur nevojë pronari të prekë ndonjë buton, si dhe i merr të gjitha informacionet e tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse ai nuk e përdor këtë celular”, ka treguar Kucherena.

Vlen të ceket se Edward Snowden është duke jetuar në Moskë qysh nga koha kur kishte ikur nga SHBA-të pas publikimit të dokumenteve të brendshme të CIA-së. /Telegrafi/