Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar çmimet për trashëgimi kulturore, dhe nëpërmjet tyre, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Laureatë të sivjetshëm, sipas vlerësimit të jurisë, janë: Edi Shkuriu, të cilës i ndahet Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “Shtjefën Gjeçovi “ i ndahet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” i ndahet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu “ i ndahet Arton Hoxhës.
Ministri Kujtim Shala, u shpreh se dhënia e çmimeve në fjalë, përpos që është vlerësim dhe mirënjohje, është edhe një nxitje dhe kujdes për ekspertët të cilët merren me trashëgimi kulturore.
Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare.
Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro, ndërsa çmimet tjera vjetore “Shtjefën Gjeçovi”; “Zef Mirdita” dhe “Muhamed Shukriu” shpërblehet me nga 2500 euro.
Juria profesionale ka qenë në përbërje të: Ukë Xhema, etnolog; Arben Hajdari, arkeolog; Florina Jerliu, arkitekte; Muhamet Mala, historian; dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi”.
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ditët në vijim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPortreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Procesi”
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin