LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama: Nuk jam as tradhtar as hero, në Beograd nuk kam thënë diçka që nuk shkon (Video)

Edi Rama: Nuk jam as tradhtar as hero, në Beograd nuk kam thënë diçka që nuk shkon (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës që zhvilloi në Beograd javë më parë u kritikua shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Madje kritikë të ashpër i dha edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.


“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë”, kishte deklaruar Hoxhaj.

E sa i përket këtyre kritikave, kryeministri Edi Rama, i cili dje qëndroi në Prishtinë në një vizitë të pa paralajmëruar ku u takua me presidentin Hashim Thaçi, ka folur në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova lidhur me kritikat që iu adresuan atij.

Rama ka thënë se nuk ka thënë diçka që nuk shkon në Beograd.

“Nuk jam as tradhtar as hero, dhe nuk besoj që kam thënë diçka që nuk shkon . Më e bukura si gjithmonë është se nuk merren me çfarë u tha por merren me kush e tha”, ka thënë Rama, transmeton Telegrafi.

Rama ka parashtruar edhe një pyetje se çfarë do të kishte ndodhur se ai do të shkonte në Beograd dhe të mos fliste fare për Kosovën.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se një gjë duhet ta dimë se Serbia e ka humbur luftën dhe se fitimtarët jemi ne shqiptarët.

Intervista e plotë me kryeministrin Edi Rama do të transmetohet nesër prej orës 21:00./Telegrafi/