LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama emëron Lulzim Rafunën këshilltar për tatime dhe doganë

Edi Rama emëron Lulzim Rafunën këshilltar për tatime dhe doganë

Kryeministri i Shqipërisë e ka emëruar Lulzim Rafunën – ish Drejtorin e Doganës së Kosovës, këshilltar për tatime dhe doganë.

Ky vendim pritet të bëhet nesër paradite. Rafuna konsiderohet si një aset i rëndësishëm i Kosovës, i cili kalon në Shqipëri.


Ai ka qenë edhe më herët i ftuar që të punojë pranë kryeministrisë shqiptare.

Rafuna është një prej aseteve më të përfolura për suksesin e tij në Raportin e Progresit, kurse nga nesër do të punojë në qeverinë e drejtuar nga Rama për reformat në doganë dhe taksa./Klan Kosova/