Investimi i radhës që i vie Istogut nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike është ai në fshatin Uçë.
Uça, fshat ky që shtrihet në skajet e rajonit të Dukagjinit, aty ku takohet me Drenicën, është nën administrimin e komunës së Istogut.
Jeta Balaj – zëdhënëse e kësaj komune ka folur për rëndësinë që kanë këto investime në fshatrat siç është edhe Uça.
“Në Uçë në bazë të informacioneve dhe bashkëpunimit tonë me KEDS, investimet shkojnë në disa faza, porse vërehet që është bërë një punë e mirë dhe mëse e nevojshme. Banorët e Uçës meritojnë projekte të tilla. Shtrirja e projekteve të KEDS-it në Uçë me siguri se ndikon në përmirësimin në rradhë të parë të kualitetit jetësor e më pas edhe të furnizmit me energji”, tha Balaj.
Efeket e këtij investimi tashmë janë vërejtur edhe nga banorët e fshatit. Edon Loshaj, vlerëson se Uça e meriton një investim të tillë.
“Shihet se janë bërë investime. Shihen edhe me sy të lirë por edhe kualiteti i tensionit është më stabil. Megjithatë efektet edhe më pozitive priten në të ardhmen”, shprehet Loshaj.
Numri i familjeve që kanë përfituar nga investimi i KEDS-it në fshatin Uçë të Istogut është 75, ndërsa KEDS ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti investiv, janë vënë 58 shtylla betoni për tension të ulët, 65 shtylla betoni për tension të mesëm, 3 mijë e 800 metra kabllo për tension të ulët si dhe 3 transformatorë të rinjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi