LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot do të vazhdojë debati kuvendor për Rebalancin e buxhetit 2017

Edhe sot do të vazhdojë debati kuvendor për Rebalancin e buxhetit 2017

Në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet, sot duhet të vazhdojë diskutim për Rebalancin e buxhetit për vitin 2017 e anuluar nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimi ka filluar të hënën e fundit kur ministri për financa kur shpjegoi anulimin e rebalancit. Gjatë diskutimit të deritanishëm, deputetët e shumicës kanë dhënë përkrahje, përderisa opozita vlerësoi se rebalanci është kundër reformues dhe se shkurton mjetet për investime kapitale.


Qëllimi kryesor i rebalancit, siç shpjegoi ministri Dragan Tevdovski, është që të zvogëlohen shpenzimet jofitmprurëse dhe të sigurohet hapësirë për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Me rebalancin janë planifikuar 23.4 miljardë denarë për shpenzime kapitale, ndërsa përshkak realizimit të lirë në gjysmën e parë të vitit, është zvogëluar te projektet të cilët kanë dinamikë të vonuar të realizimit, njofton AIM.

Diskutimi për Rebalancin e buxhetit, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, mund të zgjatë deri 10 ditë punë. Deri tani janë sjellur mbi 700 amandmane. /Telegrafi/