LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ramë Buja largohet nga PDK, thotë se po degradohet partia

Edhe Ramë Buja largohet nga PDK, thotë se po degradohet partia

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës e cila është mbajtur sot ka dorëzuar një letër dorëheqje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Lajmin për dorëheqje nga kryesia e PDK-së, Buja e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” duke treguar se arsyet kanë qenë të shumta të cilat e kanë përcjellur deri tek ky vendim.

“Po unë kam dhënë dorëheqje sot nga kryesia e partisë, është teksti i dorëheqjes të cilin e kam dorëzuar dhe nuk kam çfarë të shtoi më shumë”, tha ai.

Në letër dorëheqje të cilën Buja, sot e ka dorëzuar në parti, kopje të së cilës ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic” thuhet se vendimi i tij është i pakthyeshëm.“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dhimbje të pamatshme!

Arsyet janë objektive dhe të shumta e të shumëkohëshe, që nuk dua ti përmend në këtë rast, por vetëm të ju bëjë me dije se, këtu pushon angazhimi im në kreun e kësaj partie, ku isha njëri nga themeluesit e saj dhe në të cilën investova mundin dhe përpjekjet e vazhdueshëm, pothuaj dydekadëshe, dhe ku tani nuk më mbeti më vend as hapësirë për veprim e kontribut”, thuhet në letrën të cilën Buja ia ka dorëzuar partisë. Tutje, ai ka deklaruar se degradimi që po i ndodh PDK-së do ta trazojë edhe më shumë këtë subjekt politik.

“Degardimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e ç’orjentojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën unë kam humbur përfundimisht”, thuhet në letër dorëheqje.

Ndryshe, ish-ministri Buja nuk ishte i përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit me vetë dëshirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori