0Shares

Victoria Beckham shfaqet rrallë e shoqëruar me dikë tjetër, përveç bashkëshortit dhe fëmijëve. Ndërsa tani, këngëtarja e shndërruar në dizajnere ka pranuar se “nuk ka shumë miq”, por thotë se nuk ndihet kurrë vetëm.

Ish-pjesëtarja e “Spice Girls” pak ditë më parë (17 prill) festoi ditëlindjen e saj, ndërsa me këtë rast ka dhënë edhe një intervistë për revistën Elle.

Ballina e revistës Elle (Instagram/Elle)

“Nuk jam kurrë vetëm. Nuk kam shumë miq, por jam e rrethuar nga njerëz me të cilët dua të rri”, është shprehur ajo, transmeton TCH.

​Victoria Beckham tregon pse nuk qesh kurrë (Foto) ​Victoria Beckham tregon pse nuk qesh kurrë (Foto)

Victoria thotë se nga fëmijëria ka kontakte me vetëm pesë persona, por shton se mezi gjen kohën për t’i takuar.

“Mendoj se një mik i mirë e mirëkupton faktin se nuk mund ta takosh aq shumë sa dëshiron, pasi edhe ata janë të zënë. Miqtë e mi kanë karrierat e tyre dhe kanë familje”, ka thënë 43-vjeçarja.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)