0Shares

Milot Rashica duket se po kalon momentet e fundit tek skuadra holandeze Vitesse.

Paraqitjet e mira në dy vitet e fundit me klubin holandez kanë bërë që për yllin nga Kosova të ketë shumë interesime.

Së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e anësorit nga Vushtrria është futur skuadra e njohur italiane, Udinese.

Mediat holandeze kanë raportuar se Udinese ka kërkuar informacione nga Vitesse për transferimin e Rashicës, shkruan Telegrafi.

Madje gjithnjë sipas medieve holandeze, ekipi bardh e zi nga Italia ka gati edhe një ofertë konkrete për transferimin e ish-anëtarit të Vushtrrisë.

7,5 milionë euro thuhet se është oferta e Udineses në drejtim të Vitesses për Rashicën, por që klubi holandez ende nuk ka reaguar.

Rashica po kryen fazën përgatitore me Vitessen, ndërsa ai është përgjigjur shkurtimisht se ndihet mirë në klub.

Gjatë javës së ardhshme dy klubet pritet të takohen për të diskutuar më tej për të ardhmen e Rashicës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)