LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Spanjë ka montime të ndeshjeve

Edhe në Spanjë ka montime të ndeshjeve

Zëvendëspresidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (LFP), Javier Tebas, mendon se ka montime të ndeshjeve në La Liga dhe se një skandal i ngjashëm me ‘Scommessopoli’ në Itali, mund ta përfshijë edhe futbollin spanjoll.

Ai thotë se edhe në Kampionatin spanjoll rezultatet janë të rregulluara, mirëpo tash për tash nuk mund ta dëshmojë këtë.

“Ndeshjet shiten në La Liga dhe mashtruesit duhet të dalin në shesh”.


“Fatkeqësisht, nuk mund ta dëshmoj, por ndeshjet po montohen në Spanjë”.

“Nuk mund ta përjashtoj një skandal të ngjashëm, si ato në Itali”, ka deklaruar Tebas për Onda Cero. /Telegrafi/