LAJMI I FUNDIT:

Edhe Liverpooli pas Perisic

Edhe Liverpooli pas Perisic
Getty Images

Pas Chelsea dhe Manchester Unitedit, një tjetër skuadër angleze ka hedhur sytë nga kroati i Interit, Ivan Perisic.

Jurgen Klopp është i vendosur të bëjë gjithçka për kroatin, me të cilin synon të rritë forcën sulmuese të ekipit të tij.

Gerrard ‘gati e theu shtyllën’ me këtë gjuajte të fuqishme në takimin e legjendave ndaj Realit (Video)
Lexo po ashtu Gerrard ‘gati e theu shtyllën’ me këtë gjuajte të fuqishme në takimin e legjendave ndaj Realit (Video)

Perisic është një futbollist që mund të aktivizohet në të dy krahët e mesfushës dhe të sulmit, çka favorizon aplikimin e moduleve të ndryshme nga trajnerët.

Kroati është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë te Inter, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tillë, transmeton TCh.

Gjithsesi, ashtu si në rastin e Chelsea dhe Man Unt, edhe këtë herë me Liverpool, klubi zikaltër duket së do të refuzojë pa mëdyshje ofertën.

Pronari kinez i Interit duket i vendosur të ngrejë në nivele sa më të larta Interin dhe jo vetëm që nuk dëshiron të heqë dorë nga yjet aktualë të ekipit, por ka vendosur në dispozicion edhe një shumë prej rreth 180 milionë eurosh, për përforcime në tregun e transferimeve verore.