LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Fushë Kosovës ankohen në KMDLNj, nuk e duan ndërtimin e shkollës afër banesave

Qytetarët e Fushë Kosovës ankohen në KMDLNj, nuk e duan ndërtimin e shkollës afër banesave

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i janë drejtuar me një kërkesë 60 familje për të shprehur shqetësimin për një vendim të komunës së Fushë Kosovës, e cila në një hapësirë të gjelbëruar në lokacionin tek “Kompleksi 300” ka filluar ndërtimin e një shkolle.

KMDLNj i është dorëzuar Peticioni kundër lokacionit për ndërtimin e shkollës tek “Kompleksi 300”. Ky peticion i është dorëzuar edhe kryetarit të komunës në Fushë Kosovë, Burim Berisha.


Shqetësimet dhe pakënaqësitë rreth ndërtimit të shkollës, sipas nënshkruesve të peticionit, kanë të bëjnë edhe me atë se iu është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në tri ndërtesa.

Lexoni të plotë reagimin:

“Qytetarët në Fushë Kosovë, hapësira e gjelbëruar zëvendësohet me betone!

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i janë drejtuar me një kërkesë 60 familje për të shprehur shqetësimin për një vendim të komunës së Fushë Kosovës e cila në një hapësirë të gjelbëruar në lokacionin tek ‘Kompleksi 300’ ka filluar ndërtimin e një shkolle përkundër faktit se aty nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ndërtimin e shkollës e cila do t’i përmbushte kriteret për mësimdhënie dhe mësimnxënie normale, duke e ruajtur mjedisin dhe qetësinë e banorëve (të Kompleksit 300).

KMDLNj i është dorëzuar Peticioni kundër lokacionit për ndërtimin e shkollës tek ‘Kompleksi 300’ i cili i është dorëzuar edhe kryetarit të komunës në Fushë Kosovë, z. Burim Berisha me datë 20.07.2017.

Shqetësimet dhe pakënaqësitë rreth ndërtimit të shkollës, sipas nënshkruesve të peticionit, në një vend të gabuar janë se:

  1. është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në tri (3) ndërtesa.
  2. Rrezikohet kanalizimi i ujërave të zeza i cili është riparuar nga komuna para një (1) muaj i cili do të mbetet jashtë funksionit duke e pamundësuar jetën normale të tri (3) ndërtesave tek “Kompleksi 300”.

Banorët e nënshkruan një Peticion nëse shkolla që po ndërtohet në këtë lokacion ka hapësirë përcjellëse si: oborr, parking, hapësira relaksuese, fushë sporti etj. që do të ishin të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor duke vazhduar me shqetësimin se nuk ka ndarje fizike midis shkollës që po ndërtohet dhe tri ndërtesave tek ‘Kompleksi 300’ që do të ndikonte negativisht në zhvillimin psikologjik, pedagogjik, sociologjik dhe të përgjithshëm të nxënësve që e kushtëzon ambienti i mbyllur i kësaj shkolle aq më parë që largësia e shkollës prej ‘Kompleksit 300’ nuk është më e madhe se katër (4) metra. Në këto rrethana nuk ka qetësi e as rahati e as për banorët e tri (3) ndërtesave e as për nxënësit andaj kërkohet pezullimi i vendimit të komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e shkollës në këtë lokacion, deri të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Këtë peticion e kanë nënshkruar edhe 11 familje të komunitetit serbë dhe 1 familje maqedonase.

KMDLNj konsideron se ndërtimi i shkollës në lokacionin e tashëm nuk i plotëson kushtet elementare për nxënësit e kësaj shkolle sikur që ua shkelë të drejtat e njeriut banorëve tek ‘Kompleksi 300’ andaj kërkon nga Komuna e Fushë Kosovës të rishqyrtojë vendimin për ndërtimin e shkollës. Ndërtimi i shkollës në një mjedis të tensionuar do të ndikonte shumë keq te nxënësit dhe do të shndërrohej në një mosmarrëveshje të vazhdueshme.

KMDLNj kërkon edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të pengojë shkatërrimin e hapësirave të gjelbëruara dhe zëvendësim me betone dhe ndërtesa pa infrastrukturë të mjaftueshme gjelbëruese sikur edhe të ndërmarrë masa ndaj komunave që nuk e përfillin planifikimin hapësinorë duke lëshuar leje ndërtimi, në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve dhe që favorizojnë degradimin e ambientit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori