0Shares

Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta shesë anësorin Angel di Maria gjatë verës, që ka joshur edhe vëmendjen e Interit.

Argjentinasi ka dështuar të tregojë formë që kur nënshkroi vazhdimin e kontratës vitin e kaluar dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.

PSG dhe Manchester United e kanë përcjellë situatën e tij gjatë këtij sezoni, por burime nga Italia thonë se lojtari është duke u vëzhguar edhe nga Interi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)