LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy javë afat të përfitojnë nga falja e borxheve

Edhe dy javë afat të përfitojnë nga falja e borxheve

Drejtoria për Buxhet dhe Financa i Komunës së Gjilanit u ka bërë thirrje tatimpaguesve të Gjilanit që të shfrytëzojnë amnistinë për faljen e borxheve, e cila është aktive deri në fund të muajit gusht, pasi nga data 1 shtator do të aktivizohen borxhet së bashku me vlerën e ndëshkimeve dhe të kamatës.

Shefi i Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, Nazmi Halili, ka potencuar se ata të cilët nuk janë përgjigjur deri më tani, informohen se nga data 1 shtator do t’u kthehet vlera e borxhit të vjetër, ndëshkimi dhe kamata.

“Kërkojmë nga të gjithë ata që kanë obligime nga faturat e Tatimit në Pronë, të paraqiten në drejtori dhe të jenë përfitues të kësaj amnistie. Nga data 1 shtator 2017 sipas ligjit, do të aktivizohen borxhet së bashku me vlerën e ndëshkimeve dhe të kamatës”, ka thënë ai. /Telegrafi/