LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy çiklistë goditen me automjet, kreu i Federatës kërkon masa urgjente (Video)

Edhe dy çiklistë goditen me automjet, kreu i Federatës kërkon masa urgjente (Video)

Çiklisti Samir Hajdari dhe trajneri Sabri Hyseni janë goditur nga një veturë në fshatin Rezallë të Skenderajt derisa po kryenin ushtrimet.

Përderisa garuesi është liruar, Hyseni që është edhe nënkryetar në Federatën e Çiklizmit është në gjendje më të rëndë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – njofton Klan Kosova.


Kryetari i Federatës, Avni Nuha, ka paralajmëruar pushimin e të gjitha aktiviteteve të këtij sporti nëse nuk ndërmerret diçka në sigurimin e garuesve.

“Duhet të ndërmarrim masa urgjente”, është porosia e Nuhës. Për më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme.