LAJMI I FUNDIT:

Edhe Cuadrado në planet e Milanit

Edhe Cuadrado në planet e Milanit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, e kërkon anësorin e Juventusit, Juan Cuadrado.

Kolumbiani ka punuar nën urdhrat e strategut italian te Firoentina dhe ai i njeh cilësitë e tij.


Në dy sezonet e fundit, 29-vjeçari ka luajtur te Bianconerët, mirëpo pas transferimit të Douglas Costas dhe Federico Bernardeschit, është raportuar se ai mund të shitet.

Formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për sezonin 2017/18
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për sezonin 2017/18

Sipas calciomercato.com, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin në Itali vetëm nëse merr ofertë mbi 35 milionë euro.

Nga ana tjetër, për klubet jashtë Serie A, çmimi i tij është më i ulët (30 milionë euro apo 25 milionë plus bonuset).

Kujtojmë që këtë afat kalimtar, Milani e bleu Leonardo Bonuccin nga kampioni italian. /Telegrafi/