0Shares

Këngëtarja britanike, Adele, ka tërhequr vëmendjen e mediave me tatuazhin, të cilin besohet ta ketë bërë për nder të djalit të saj.

24-vjeçarja ka bërë tatuazh shkronjën “A”, prapa veshit të djathtë, ndërsa gazetarët thonë se është shkronja e parë e emrit të djalit të saj.

Në tetor të vitit të kaluar, Adele solli në jetë fëmijën e parë me partnerin Simon Konecki.

Ajo akoma vazhdon ta mbajë fshehur emrin e djalit, sepse dëshiron ta mbrojë nga mediat. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)