LAJMI I FUNDIT:

Edhe 24 gjene lidhen me shkurtpamësinë

Edhe 24 gjene lidhen me shkurtpamësinë

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në 45 mijë persona të studiuar ka identifikuar edhe 24 gjene, të cilat lidhen me shkurtpamësinë.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore ‘Nature Genetics’ bazohen në analizimin e të dhënave të mbledhura për nevojat e 32 studimeve të mëparshme. Studiuesit besojnë se puna e tyre do të sjellë deri te përmirësimi i metodave të parandalimit dhe korrigjimit të shkurtparnësisë.

Vlerësohet se nga shkurtpamësia vuajnë rreth 30 për qind e njerëzve në Evropë dhe SHBA, e madje 80 për qind e njerëzve në Azi.


Në mesin e gjeneve të identifikuara janë edhe ato, të cilat ndikojnë në proceset e sinjalizimit mes trurit dhe syrit, si edhe në strukturën dhe zhvillimin e syrit. Disa prej këtyre gjeneve janë të lidhura edhe me mundësinë deri në dhjetë herë më të madhe për shkurtpamësi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori