LAJMI I FUNDIT:

Ecte 16 kilometra që të shkonte dhe të kthehej nga puna, kolegët e befasuan me një Jeep (Video)

Ecte 16 kilometra që të shkonte dhe të kthehej nga puna, kolegët e befasuan me një Jeep (Video)

Derrick Taylor nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, ecte 16 kilometra për të shkuar dhe kthyer nga puna, sepse kursente para për nënën e sëmurë.

Në mënyrë që 19-vjeçari të udhëtojë si gjithë të tjerët, kolegët e tij në kompaninë e dërgesave të shpejta UPS, janë organizuar për t’i blerë një makinë, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti nisi të qajë në momentin që e kanë njoftuar se Jeep Cherokee që ka përpara, i është bërë dhuratë pikërisht atij.

Në këtë formë ai më nuk i duhet të ecë tetë kilometra nëpër errësirën e mëngjesit dhe po aq rrugë derisa të përfundojë turnin.

“Nuk jam person që shfaq emocione lehtë, por kësi gjesti nuk e ka bërë për mua askush”, është shprehur Taylor lidhur me rastin. /Telegrafi/