LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Të dënohen përgjegjësit për zjarret

Eco Guerilla: Të dënohen përgjegjësit për zjarret

Lëvizja Eco Guerilla ka kërkuar nga institucionet kompetente të gjejnë dhe të dënojnë personat që me veprimet e tyre e vendosin në rrezik shëndetin e tetovarëve.

Sipas kësaj organizate joqeveritare ky është kulminimi i vdekjes sv ngadalshme të gjeneratave të ardhshme, që zgjat me vite dhe nuk ka fund.


‘Kërkojmë që në kohë të shpejtë institucionet kompetente të nxjerin para ligjit përgjegjësit, të cilët nëpërmjet akteve të tyre penale e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Pas Jugohromit, shkaktari kryesor për kancer nga ndotja e ajrit në Tetovë është kjo deponi. Zemërimi i qytetarëve ka arritur nivel shqetësues për shkak të zgjidhjes së gjatë të këtij problemi dhe për këtë arsye reagimi do të jetë i vrullshëm dhe masiv’, thonë nga Eco Guerilla./Telegrafi/