LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla e përkujton Komunën e Tetovës për ”burg prej katër deri dhjetë vite” (Foto)

Eco Guerilla e përkujton Komunën e Tetovës për ”burg prej katër deri dhjetë vite” (Foto)

Eco Guerilla pas protestës së organizuar tek vendi i deponisë së egër në Tetovë, ka organizuar edhe një aksion paralajmërues për Komunën e Tetovës ku kanë ngjitur afishe që përmbajnë Nenin 218 të Kodit Penal të Republikë së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky nen thotë ”Ai që me mosrespektim të dispozitave për mbrojtjen dhe përparimin e ambientit jetësor, do të ndotë ajrin, tokën, ujin, sipërfaqen ujore ose rrjedhën e ujit në përmasa më të mëdha ose në hapësirë më të gjërë dhe me të do të shkaktojë rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve ose shkatërrimin e botës shtazore ose bimore në përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej katër deri në dhjetë vite.”


Përndryshe, deponia e egër ka filluar të pastrohet nga autoritetet komunale, pas lëshimit të buxhetit nga Qeveria e Maqedonisë, në vlerë prej 12 milionë denarë.

Afishet e ngjitura nga Eco Guerilla janë larguar pas 5 minutave nga dyert e Komunës së Tetovës. /Telegrafi/