LAJMI I FUNDIT:

EBRD dhe Kosova thellojnë zhvillimin e sektorit privat

EBRD dhe Kosova thellojnë zhvillimin e sektorit privat

Banka Evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim (EBRD) dhe Qeveria e Kosovës kanë thelluar kooperimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidentit të EBRD Suma Chakrabarti në Londër sot, do të identifikohen fushat në të cilat veprimet e qeverisë dhe asistenca e EBRD-së mund të rezultojë me forcimin e zhvillimit të sektorit privat dhe do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm në klimën e investimeve.


Kreu i EBRD-së, Suma Chakrabarti, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e memorandumit, i cili është një shprehje e partneritetit të thellë dhe të mirëbesueshëm, dhe po ashtu, përkushtimit për arritjen e suksesit ekonomik.

“Ne duam të jemi pjesë e stories së suksesit të Kosovës”, ka thënë ai.

Banka, po ashtu, do të ndihmojë planin e qeverisë për të zhvilluar zonat e reja industriale përmes financimit dhe investimit në infrastrukturën e nevojshme.

Ndryshe, deri më tash, EBRD ka investuar mbi 220 milionë euro në 51 projekte në Kosovë. Banka është aktive në shumë sektorë të ekonomisë, ndërsa shumica e investimeve të bankës janë në sektorin privat.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori