LAJMI I FUNDIT:

E vë në pah gazetari i BBC: Fjalimi i sotëm i Erdoganit ka diçka ndryshe nga fjalimet e mëparshme! (Video)

E vë në pah gazetari i BBC: Fjalimi i sotëm i Erdoganit ka diçka ndryshe nga fjalimet e mëparshme! (Video)

Me mbylljen e numërimit të votave për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, është bërë e ditur (ende jo zyrtarisht) se referendumi është mbështetur nga rreth 51,3 për qind e votuesve. E rreth 48,7 për qind thuhet të kenë votuar kundër.

Gjithsesi partia kryesore opozitare ka thënë se do t’i kontestojë rezultatet, duke folur për siç kanë thënë parregullsi gjatë procesit, përcjell Telegrafi.


Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë
Lexo po ashtu Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë

“Fletët e votimit që nuk janë me vulë dhe kutitë e votimit që nuk e kanë logon e KQZ nuk pranohen si të vlefshme, por fatkeqësisht kemi këso lloj votash që janë pranuar. Në fillim të garës keni ndërruar rregullat. Këtë nuk e pranojmë dhe nuk e shohim të drejtë. Në vend se të jetë garantues i zgjedhjeve, KQZ e ka sjell punën që të kontestohet referendumi. Deri në fund këto parregullsi do t’i ndjekim sipas ligjit”, ka thënë Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë opozitare CHP.

Gjithsesi, gjatë një paraqitje para medieve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka falënderuar popullin turk për siç ka thënë “maturinë e treguar” gjatë votimit në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

“Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët”.

“Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Erdogan, përcjell Telegrafi.

Referendumi në Turqi: Gjithçka që duhet të dini për pushtetin që fiton Erdogan!
Lexo po ashtu Referendumi në Turqi: Gjithçka që duhet të dini për pushtetin që fiton Erdogan!

Por ajo që ka rënë në sy, gjegjësisht që ka vënë në pah korrespodenti në Turqi i rrjetit të njohur televiziv BBC, Mark Lowen, përcjell Telegrafi, është fakti se ndonëse Erdogan zakonisht jep fjalime triumfuese ballkoni, ky i sotmi ishte një adresim brenda dyerve të mbyllura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori