LAJMI I FUNDIT:

E urrej Vitin e Ri

E urrej Vitin e Ri
Antonio Gramsci

Nga: Antonio Gramsci (shkruar më 1916)
Përktheu: Brizida Gjikondi

Çdo mëngjes, kur zgjohem sërish nën pallton e qiellit ndjej që për mua është Viti i Ri.


Prandaj i urrej këto vite të rinj me skadim të fiksuar që shndërrojnë jetën dhe shpirtin njerëzor një firmë tregtare me përfitimin e tij, me bilancin dhe preventivin për administrimin e ri.

Arrin të besosh seriozisht që nga viti në vit ekziston një vazhdimësi dhe që rifillon një novelë e re historie, dhe bëhen propozime, dhe pendohesh për të pambajturat etj. Kjo është e dëmshme për datat.

Thonë që kronologjia është kocka e historisë dhe kjo mund te pranohet. Por, është e nevojshme edhe të pranohet që janë katër a pesë data thelbësore, që çdo person për së mbari i ngulit mirë në mëndje, që kanë goditur fort historinë. Janë edhe ato vite të rinj. Vite te rinj të historisë romake, ose të mesjetës, ose të epokës moderne.

Dhe janë kthyer kaq pushtues dhe fosile aq sa dhe vete ne surprizohemi kur mendojmë ndonjëherë që jeta në Itali ka filluar ne vitin 752, dhe që në 1490 ose 1492 si male të njerëzimit që kapërceu duke u gjëndur papritur në një botë të re duke hyrë në një jetë re. Kështu që data shndërrohet në një pengesë në një bordurë që të pengon të shikosh historinë që vazhdon të zhvillohet në të njëjtën linjë thelbësisht të palëkundur, pa ndalime të dhunshme, si në kinema kur pritet filmi dhe ka një interval dritash false.

Prandaj, e urrej vitin e ri. Dua që çdo mëngjes të jetë për mua një vit i ri. Çdo ditë dua të bëj llogaritë me veten time të rigjallërohem çdo ditë. Asnjë ditë e paracaktuar për pushim. Pushimet i zgjedh vetë, kur ndjehem i dehur nga jeta intensive dhe dua të bëj një zhytje në instiktet e mia për të rimarrë fuqi.

Asnjë gërmëzim shpirtëror. Çdo orë e jetës time dua të jetë e re, por duke u rilidhur me të shkuarat. S’dua asnjë ditë ahengjesh kolektive të detyruara për tu ndarë me të gjithë të panjohurit që nuk më interesojnë.

Sepse bënë aheng gjyshërit e gjyshërve tanë… duhet edhe ne të ndjejmë nevojën e ahengut. Gjithë kjo më përzien stomakun.

E pres barazinë sociale edhe për këtë arsye. Sepse do hedh në kosh të plehrave të gjitha këto data që tashmë nuk kanë asnjë pasqyrim në shpirtin tonë, dhe do të krijohen të tjera, do jenë të paktën tonat dhe jo ato që duhet të pranojmë pa asnjë përfitim inventarësh të parardhësve tanë budallenj.

(Arbëreshi Antonio Gramshi (1891-1937), ishte themelues i së majtës italiane)