LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Dy gra filmohen duke marrë drogë afër shkollës (Foto/Video, +18)

E tmerrshme: Dy gra filmohen duke marrë drogë afër shkollës (Foto/Video, +18)

Një video që po qarkullon në internet ka shokuar opinionin në Angli, ku shihen dy gra duke injektuar drogë me shiringa pranë dyerve të një shtëpie që është vetëm pak metra larg nga një shkollë fillore.

Dy gratë e paidentifikuara janë filmuar duke konsumuar drogë në pikë të ditës në rrugët e Derbyt në Angli, derisa njëra shihet e ulur në shkallë duke injektuar drogën në dorën e majtë, transmeton Telegrafi.


Pas disa sekondave, gruaja tjetër fillon të thithë marihuanë dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ndodhte vetëm pak metra larg shkollës fillore St Joseph.

Por ajo çfarë ka tmerruar më shumë prindërit, është fakti se në ato momente nxënësit kishin dalë të argëtohen për disa minuta gjatë pushimit të gjatë. /Telegrafi/

2

3