LAJMI I FUNDIT:

E theri gruan me thikë, sepse i gjeti të dashurin në mes dy shtretërve të djemve të tij (Foto)

E theri gruan me thikë, sepse i gjeti të dashurin në mes dy shtretërve të djemve të tij (Foto)
A betrayed husband who stabbed his wife to death after discovering her lover at their home has been jailed. Caption: Azad Singh has been jailed for life after being convicted of the murder of Kulwinder Kaur.

Një burrë është dënuar me burg të përjetshëm, pasi me thikë ka goditur gruan e tij deri në vdekje, kur ai kishte kapur një burrë të fshehur në shtëpinë e tyre.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Azad Singh, 46, i cili e kishte gjetur të dashurin e gruas së tij, Majinder Virk, të fshehur në mes të dy shtretërve të djemve të tij, kur ishte kthyer nga një turn nate.


Gruaja e tij kishte pasur një aferë me Virk dhe dyshohet se kishte qenë duke bërë seks me të kur Singh u kthye në shtëpi.

I tërbuar nga situata, Singh e kishte goditur atë me grushte dhe shkelma, por gruaja e tij kishte arritur që ta largonte disi nga banesa.

Më pas, Singh e kishte goditur gruan e tij, 40 vjeçare, tri herë duke përdorur një thikë kuzhine.

Trupi gjykues hodhi poshtë pretendimin e Singh, se ai kishte humbur vetëkontrollin, pasi gruaja e tij e kishte fyer atë në lidhje me aftësitë e tij seksuale. /Telegrafi/