LAJMI I FUNDIT:

E pranon Matoshi: Dëshiroj të bëhem deputet (Video)

E pranon Matoshi: Dëshiroj të bëhem deputet (Video)

Publicisti dhe analisti Halil Matoshi hapur ka shprehur ambiciet për të hyrë në politikë, duke thënë se do t’i pelqënte të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Thënë të drejtën, unë do të kisha pranu me qenë pjesë e politikës në këto zgjedhje vetëm me kushtin që unë me e ditë saktë që mundem me dhënë diçka, që mundem me e ndihmu jetën parlamentare, sepse parlamenti nuk është krejt politikë, është përfaqësim megjithatë, është me e thënë atë që unë e them vazhdimisht”, ka thënë Matoshi.

“Agjendë e imja do të ishte me qenë një zë ma kritik në suaza të Kuvendit”, ka shtuar ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Por, ai thotë se nuk do të ishte i përshtathsëm të jetë pjesë e një partie politike.

“Pra, jo që të jem në ndonjë parti politike, me u pozicionu në këto kryesitë e partive, në forume. Nuk i dua ato punë se edhe nuk më shkojnë sepse aty duhen kompromise të përditshme, duhet kalkulime”, ka thënë ai.