LAJMI I FUNDIT:

E pranon ish-kryeprokurori serb: Në Srebrenicë pati gjenocid

E pranon ish-kryeprokurori serb: Në Srebrenicë pati gjenocid

Ndryshe nga qëndrimi i Qeverisë serbe, ish-kryeprokurori i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se ishte fakt që kundër boshnjakëve nga Srebrenica u krye gjenocid.

Në një panel diskutimi në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, ai është shprehur se politikanët luajnë vazhdimisht lojëra politike me faktet në lidhje me atë që ndodhi në Srebrenicë, por se ajo duhet të përshkruhet si gjenocid.

“A pati gjenocid në Srebrenicë? Po, pati. Keni një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që thotë se atje pati gjenocid dhe kaq ishte”, ka deklaruar Vukçeviq në diskutimin, i cili titullohej “22 vjet pas konfliktit: A ka marrë fund historia e krimeve të luftës?”.

Masakrat e Srebrenicës janë përkufizuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe gjykata shtetërore boshnjake, por përkufizimi kundërshtohet fort nga zyrtarë serbë dhe boshnjakë, të cilët pretendojnë se krimi nuk arrinte në gjenocid.

Në mars 2010, Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënon masakrat e Srebrenicës, por nuk e quajti krimin një gjenocid. Gjatë kohës që ishte kryeprokuror, Vukçeviq paditi njerëz për krime lufte në Srebrenicë, por jo për gjenocid, transmeton kallo.com.

Duke folur për presionet dhe kritikat që pati ndaj tij para se ai të largohej nga posti i kryeprokurorit në dhjetor 2015, Vukçeviq ka thënë se kjo ishte sepse ai ishte i përfshirë më shumë në ndjekjen penale të çështjeve në të cilat autorët e krimeve të luftës ishin serbë sesa të atyre që kishin të bënin me krimet e luftës kundër serbëve.

Rrëfim nga Srebrenica: 13 ditë kaloi në pyll, e rrethuar me të vdekur, të plagosur, pa ujë e pa ushqim
Lexo po ashtu Rrëfim nga Srebrenica: 13 ditë kaloi në pyll, e rrethuar me të vdekur, të plagosur, pa ujë e pa ushqim

“S’është faji im që serbët kryen më shumë krime”, ka theksuar Vukçeviq, i cili ishte kryeprokurori i parë dhe i vetmi deri më tani për krime lufte.

Ai nuk është zëvendësuar për afërsisht një vit e gjysmë që kur ai la punën – një situatë që ka shkaktuar kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe Bashkimi Evropian. Qeveria ka propozuar dy kandidatë për ta zëvendësuar atë, por Parlamenti duhet ende të zgjedhë një prej tyre.

Sipas vëzhguesve, fakti që Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës nuk ka pasur një kryeprokuror deri më tani e ka dëmtuar edhe më tej institucionin tashmë të brishtë, i cili ka vuajtur nga një mungesë mbështetjeje dhe burimesh, si edhe i është nënshtruar presionit politik gjatë dy viteve të fundit.

Numri i ndjekjeve penale të krimeve të luftës ka qenë më i ulëti për vite me radhë – në vitin 2014 u ngritën vetëm katër padi, në vitin 2015 nuk ka pasur padi ndërsa në vitin 2016 janë ngritur tetë të tilla; njëra ishte rasti i parë serb për krime lufte në Srebrenicë, por të tjerat ishin kryesisht krime të vogla me një të pandehur.

Këtë muaj prokuroria ngriti dy padi të reja në lidhje me luftën në Bosnjë – një për vrasjen e boshnjakëve në qytetin Shtërpci dhe për vrasjet në Sanski Most.

Prej tre vitesh në Kosovë nuk është ngritur asnjë padi për krime lufte.

Duke folur në debatin e organizuar nga gazeta “Danas” dhe “Forum ZDF” të hënën, Natasha Kandiq, koordinatorja e Koalicioni për RECOM, i cili përkrah krijimin e një komisioni rajonal për kërkimin e të vërtetës, tha se gjykatat serbe sigurohen gjithmonë që vendi të mos përfshihet në gjenocidin në Srebrenicë.

Kandiq shprehu gjithashtu dyshimet për atë që mund të arrijë kryeprokurori i ri i krimeve të luftës.

“Ata s’do të mund të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, të cilave EULEX-i i ka kaluar juridiksionin në mes të vitit 2014, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën”, tha ajo.

Ndërkohë, më 20 prill, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë për krime lufte kundër një rezervisti të Policisë serbe, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën kundër civilëve shqiptarë në Studime të Vushtrrisë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori