LAJMI I FUNDIT:

E pranon gjatë transmetimit live, se e kishte përdhunuar dhe vrarë katërvjeçaren (Video)

E pranon gjatë transmetimit live, se e kishte përdhunuar dhe vrarë katërvjeçaren (Video)

Një burrë ka shokuar opinionin në Turqi, duke pranuar gjatë transmetimit live në televizion se kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një vajzë katërvjeçare.

Himmet Akturk ishte pajtuar që të jetë mysafir në një emision televiziv në Turqi, që ka për specialitet investigimin e dramave që ndodhin në familje, transmeton Telegrafi.

Prezantuesja e emisionit Muge Anli, ishte duke hetuar zhdukjen e katërvjeçares Irmak Kupal, e cila nuk ishte parë nga askush që kur kishte dalë në lagje për të luajtur, derisa kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Alasehir në pjesën perëndimore të Turqisë.

Prezantuesja Anli i kishte bërë presion Akturk-ut gjatë emisionit, dhe më në fund i dyshuari për vrasje kishte pranuar se është përgjegjës për vdekjen e vogëlushes.

Ai menjëherë ishte arrestuar nga policia ku edhe është marrë në pyetje, me ç’rast pranoi të shpjegoj në detaje rastin e kobshëm. Akturk raportohet se i ka thënë policisë se e kishte përdhunuar dhe më pas ngufatur, derisa trupin e kishte varrosur në një vend të panjohur.

Ai kishte pranuar se trupin e pajetë fillimisht e kishte futur në një thes, të cilin e kishte transportuar me karrocë deri tek kontejnerët e mbeturinave të qytetit.

Por me të kuptuar se ato nuk ishin zbrazur nga pastruesit e qytetit, e kishte marrë trupin nga kontejneri dhe e kishte varrosur.

Policia menjëherë kishte filluar të gërmoj në vendin ku ai kishte thënë se e kishte varrosur trupin dhe pas dy ditëve kërkim, kanë arritur të gjejnë flokë dhe pjesë të trupit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori