LAJMI I FUNDIT:

E pini këtë pije çdo ditë dhe ankoheni që keni gjoks të vogël!

E pini këtë pije çdo ditë dhe ankoheni që keni gjoks të vogël!

E po vetë e keni fajin. Ende nuk është vonë të përmirësoni shprehitë tuaja të këqija, mirëpo nuk është e sigurt që do t’ju rritet gjoksi. Megjithatë, shanset janë më të mëdha nëse hiqni dorë nga kjo pije.

Femrat që kanë gjoks të vogël vërtet vuajnë, mirëpo njëkohësisht bëjnë gabim katastrofal mu për shkak të një shprehie të keqe.


Është dëshmuar që pija më e preferuar seriozisht ndikon në madhësinë e gjoksit.

Edhe pse mund t’ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafes dhe madhësisë së sisëve, lidhja ekziston gjithsesi.

Nëse ju nevojitet nxitje shtesë që të zvogëloni futjen e kafes në organizëm, do t’jua tregojmë.

Siç konstatojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të rregullojë tajitje hormonesh në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e sisëve.

Një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 për qind kanë sisët më të vogla se ato që konsumojnë më pak kafen.

Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e sisëve.

– Konsumimi i tepërt i kafes mund të ketë ndikim të madh në madhësinë e sisëve. Megjithatë, femrat të cilat pinë mjaft kafe nuk duhet të frikësohen që sisët do t’u zhduken sa çel e mbyll sytë.

Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken – konstaton autorja e hulumtimit Helena Jernstrom.  /Telegrafi/