LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme, KF Besa mposht Shakhtarin

E pabesueshme, KF Besa mposht Shakhtarin

Klubi futbollistik i Besës së Pejës, gjatë qëndrimit në Antali për fazën përgatitore, ka befasuar të gjithë adhuruesit e futbollit duke arritur të mposhtë gjigantin ukrainas, Shakhtar Donetskun, në një ndeshje miqësore që përfundoi me rezultat 2-1.

Mbrojtësi i pejanëve, Florent Papuqi, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij. Ai për shkak të një lëndimi të pësuar ditë me parë nuk ka mundur të jetë pjesë e skuadrës në miqësoren ndaj klubi ukrainas. Papuqi gjithë ndeshjen e ka shikuar nga tribuna. Sipas tij, Besa ka treguar lojë të mirë, ndonëse ai thotë se pejanët kanë mundur të tregojnë lojë edhe më të mirë.

“Sigurisht se është kënaqësi të fitosh ndaj Shakhtarit, sepse është klub i madh evropian. Jam i kënaqur me fitoren dhe lojën e bashkëlojtarëve të mi, megjithëse, skuadra ime ka mundur të zhvillojë ndeshje edhe më të mirë, por nuk është lehtë të luash përballë Shakhtarit”.


“Unë gjithë ndeshjen e kam shikuar nga tribunat, por realisht nuk pash ndonjë dallim të madh në cilësi ndaj Shakhtarit, ekip ky që çdo vit është pjesë e Ligës së Kampionëve”.

“Shakhtari nuk ishte me lojtarët më të mirë. Ata u paraqiten më një ekip të përzier, por futbollistët e Besës u angazhuan mjaft shumë dhe arritën fitoren, që padyshim se të gjithë jemi të lumtur më këtë fitore”, ka thënë Papuqi për KosovaPress. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori